Tragetet në janar 2018: Më shumë mallra se në janar 2017

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë muajit janar kanë transportuar më shumë mallra dhe më pak udhëtarë se sa në muajin janar të vitit të kaluar.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në muajin që sapo u mbyll tragetet kanë transportuar 62.608 ton mallra, të ngarkuar në kamjonë dhe trajlera.

Kjo është një sasi 22 përqind më e lartë se sa e janarit 2018, ndërsa importet dhe eksportet janë rritur përkatësisht me 24 dhe 19 përqind.

Tragetet kanë transportuar 5060 kamjonë dhe 427 trajlerë në një muaj, përkatësisht 15 dhe 34 përqind më shumë se sa në janar 2017.

Nga të njejtat burime mësohet se tragetet kanë kryer 79 lundrime vajtje-ardhje, ose 2 lundrime më shumë se një vit më parë.

Gjatë muajit që lamë pas tragetet janë shfrytëzuar nga 54.277 udhëtarë me 11.626 autovetura, shifra përkatësisht 9 dhe 10 përqind më të ulta se sa në janar 2017.