Konsolidimi i njohurive financiare në dobi të rritjes së performancës dhe objektivave të Autoritetit Portual Durrës, ishte qëllimi i trajnimit zhvilluar gjatë ditës së sotme për stafin e APD-së, nga drejtues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Drejtori i Harmonizimit të Menaxhimit Financiar, Kontrollit dhe Kontabilitetit pranë Ministrisë së Financave, z. Dritan Fino, pohoi se, është hera e parë që zhvillohet një trajnim i tillë për punonjësit e APD-së. Trajnuesit u ndalën kryesisht në sqarimin e tematikave mbi kontrollin e brendshëm financiar publik, rëndësinë si dhe rregullat e tij, të cilat do ti shërbejnë punonjësve për arritjen e objektivave financiare të institucionit. Erisa Rodhani, Përgjegjëse e Sektorit të Kontabilitetit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila u ndal në instrumentat e zbatimit të menaxhimit financiar dhe kontabilitet, ngritjen e sistemeve për menaxhimin e riskut, kuadrin ligjor si dhe linjat e mbrojtës, etj. Pjesë e këtij trajnimi njëditor ishin punonjës të të gjitha niveleve të menaxhimit dhe specialistët e Autoritetit Portual Durrës. Trajnimi i vazhdueshëm është thelbësor për performancën individuale, zhvillimin personal dhe profesional, gjithashtu edhe për suksesin e veprimtarisë së APD-së