Tre kalatat e mallrave, 18 elektrovinça dhe 4 autovinça në sheshe

Në kalatat e portit të Durrësit operojnë 18 elektrovinça gjithsej, si dhe 4 vinça të lëvizshëm me goma. Lartësia e tyre arrin deri në 55 metra dhe është afërsisht e njejtë për të gjithë autovinçat dhe elektrovinçat për shkak të krahut ngritës thuajse të barabartë me gjatësi rreth 30 – 32 metra.

Numri më i madh i elektrovinçave, gjithsej 13, është instaluar në kalatat 1 – 5 të Terminalit të Mallrave Gjenerale, që menaxhohet nga Autoriteti Portual APD. 10 prej tyre kanë një kapacitet prej 5 ton secili, 2 të tjerë nga 10 ton, ndërsa i fundit ka kapacitet 45 ton. Në kalatat dhe sheshet e të njejtës hapësirë ndodhen edhe dy autovinça me goma, njëri me kapacitet 63 dhe tjetri me kapacitet 120 ton.

Në Terminalin Lindor operojnë 5 elektrovinça me kapacitet 16 – 27.5

ton.

Ndërsa në Terminalin e Kontejnerëve disponohen 2 autovinça me kapacitet 100 dhe 150 ton secili.