Në kalatat e portit të Durrësit operojnë 17 elektrovinça gjithsej, si dhe 4 vinça të lëvizshëm portualë me goma. Lartësia e tyre arrin deri në 55 metra dhe është afërsisht e njejtë për të gjithë vinçat portualë dhe elektrovinçat për shkak të krahut ngritës thuajse të barabartë me gjatësi rreth 30 – 32 metra.
Numri më i madh i elektrovinçave, gjithsej 12, është instaluar në kalatat 1 – 5 të Terminalit të Mallrave Gjenerale, i njohur si Terminali Perëndimor, që menaxhohet nga Autoriteti Portual APD. 9 prej tyre kanë një kapacitet prej 5 ton secili, 2 të tjerë nga 10 ton, ndërsa i fundit ka kapacitet 45 ton.
Në kalatat dhe sheshet e të njejtës hapësirë funksionojnë edhe dy vinça portualë lëvizës me goma, njëri MHC – 115 me kapacitet 63 dhe tjetri MHC – 200 me kapacitet 120 ton.
Në Terminalin Lindor operojnë 5 elektrovinça me kapacitet 16 – 27.5 ton. Ndërsa në Terminalin e Kontejnerëve punojnë 2 vinça lëvizës portualë me kapacitet 100 dhe 150 ton secili.