Italia, Greqi dhe Turqia janë tre shtetet kryesore, me portet e tëcilave shkëmben më shumë mallra porti i Durrësit. Në 6 muajt e parë të këtij viti, drejt/nga portet e Italisë kanë mbërritur/nisurme anije 1042,056 tonë mallra gjithsej, ndërsa nga Greqi 422 mijë tonë dhe Turqia rreth 120 mijë ton.
Ndërkaq, sasia më e madhe e importeve, 619 mijë tonë, nëperiudhën janar-qershor 2023, ka mbërritur nga portet e Italisë. Po ashtu, edhe mallrat për eksport, rreth 424 mijë tonë, i janëdrejtuar vendit fqinjë, Italisë.
Mbërritja e importeve kryhet sipas renditjes nga Italia, Greqia, Turqia, Malta, Kroacia, Mali I Zi, Sllovenia Libia, Egjipti, etj.
Në listën e porteve me të cilat janë shkëmbyer mallra për import dhe eksport në këto 6 muaj janë edhe vende si SHBA, Kroaci, Tunizi, Belgjikë, Ukrainë, etj.
Në 6-mujorin e parë të këtij viti në portin e Durrësit janëpërpunuar afro 1 milion e 725 mijë tonë mallra të ndryshme.
Përvec porteve të Evropës dhe Azisë, mallra të ndryshme kanëmbërritur apo janë nisur edhe në portet e kontinenteve teAmerikës dhe Afrikës.