Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Programi i Asistencës Europiane, TAIEX, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, u zhvillua sot, pranë Repartit PMNZSH të Portit tëDurrësit, një vizitë nga ekspertët, në fokus të së cilit , me fokusështë rritja e kapaciteteve të MSZH-së në transportin e mallrave të rrezikshme në rrugë detare.
Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare pranë Autoritetit Portual të Durrësit, me suportin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është bërë pjesë e programeve të trajnimit dhe kualifikimit për trajtimin e mallrave të rrezikshme, duke përftuar kështu nga ekspertiza e misionit TAIEX.
Instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit i Komisionit Evropian -TAIEX mbështet administratat publike në lidhje me përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së, si dhe lehtësimin e shkëmbimit të praktikave më të mira me strukturat e BE-së.
TAIEX po zhvillon aktualisht një seri aktivitetesh të përbërë nga seminare, vizita studimore dhe misione ekspertësh , pjesë e së cilit është dhe Autoritetit Portual të Durrësit, si dhe disa prej institucioneve të tjera kyçe të transportit multimodal në Shqipëri.
Vizita e sotme, pranë strukturave të Emergjencave Civile tëportit më të madh në vend, ishte pjesë e programit të aktiviteteve të misionit të ekspertëve të cilat përfshijnë një agjendë 3 ditore në vendin tonë dhe ka në fokus trajnimin dhe lehtësimin nërregullimin e procedurave të zbatueshme për implementimin e Kodit IMDG në kontekstin e Direktivës 2008/68/EC, duke mbështetur repartet zjarrëfikëse në rritjen e kapaciteteve menaxhuese dhe operative në trajtimin e incidenteve gjatëtransportit detar të mallrave të rrezikshme.