Përmirësimi i Sigurisë dhe shëndetit në punë, mbetet një ndër objektivat kryesore të Autoritetit Portual Durrës, në kuadër edhe të projekteve zhvillimore që po zbatohen në Kompleksin Portual Durrës-Porto Romano.
Në sallën e Konferencave ëshët duke u zhvilluar trajnimi tre ditor, me konsulentë të kualifikuar në këtë fushë dhe me kujdesin e Njësisë së Standardeve dhe Cilësisë, pjesë e programit të trajnimeve për certifikimin mbi standardet ISO.
Trajnimi është pjesë e moduleve të lidhura me implementimin dhe kërkesat e standardit ISO 45001:2018, mbi Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në punë, të konceptuara për të mbështetur stafin e APD-së, në funksion të standardizimit të detyrave funksionale që në përputhje me standardetndërkombëtare të sigurisë.
Si një institucion i rëndësisë së veçantë, Porti i Durrësit ka thelluar nivelin e bashkëpunimit me instancat relevante për ti dhënë një rol thelbësor në politikat e institucionit mbështetjes sëprogrameve të trajnimit dhe kualifikimit të personelit, kjo edhe nën dritën e projekteve madhore të infrastrukturës detare, të cilat synojnë ta kthejnë kompleksin e ri portual Durrës-Porto Romano në një qendër logjistike rajonale me suportin dhe ekspertizën e burimeve njerëzore të kualifikuara dhe profesioniste.