“Reforma e Menaxhimit të Porteve”, në fokus të trajnimeve të stafit të APD-së/ 29 dhjetor 2023

                                                                                 

Nën drejtimin e Njësisë së Standardeve dhe Cilësisë të Autoritetit Portual Durrës dhe në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e konsulentëve ndërkombëtarë të TMC (Training Management Consulting), është përmbyllur ditën e sotme, trajnimi me fokus “Reformën e Menaxhimit të Porteve”.

Ky trajnim u zhvillua për dy ditë rradhazi në ambjentet e Sallës së Konferencave “Hysni Aruçi”, ku nën referimin e ekspertit të APEC, z. Paul Awters u trajtuan disa prej çështjeve më thelbësore të administrimit portual, siç janë: zbatimi i reformave portuale, rregulloret e strukturave të sigurisë, identifikimi i përgjegjësive të Autoriteti Portual në raport me Kapitenerinë e Portit etj..

Pjesë e këtij trajnimi ishin drejtues dhe specialistë të strukturave administrative por edhe punonjës të cilët operojnë në strukturat operacionale dhe të logjistikës portuale.

Zhvillimi i këtij trajmimi vjen në kuadër të programeve dhe kurrikulave ndërkombëtare për stafin e APD-së, në funksion të përmirësimit dhe integrimit të sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe standardeve gjatë ushtrimit të aktivitetit portual por gjithashtu edhe si pjesë thelbësore e rekuizitave për certifikimin ISO të kompanisë dhe standarded ndërkombëtare.