Rezultatet e zbatimit të projektit Ten Ecoport kanë
qenë sot në qendër të takimit përmbyllës të tij, që u organizua nga
drejtoria e Autoritetit portual të Durrësit, si një nga partnerët e projektit.
Ten Ecoport është një projekt
i financuar nga Bashkimi Evropian
në kuadrin e Programit
Transnacional të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEE). Projekti Ten Ecoport ka në
vëmendje problemet mjedisore në zonat portuale
dhe përreth tyre.
Në prani të anëtarëve të Këshillit Drejtues të këtij Autoriteti, drejtori Ekzekutiv, Selim Belortaja, tha se Ten Ecoport është një project shumëpalësh jo vetëm në rrafshin rajonal. Ky project me kohëzgjatje 27 muaj ka përfshirë që nga tetori I vitit 2012 edhe institucione, agjenci, dhe përfaqësues të botës akademike shqiptare, duke nxitur debatin konstruktiv dhe bashkëpunimin me porte fqinje, siç janë marrëveshjet me portin e Barit (Itali) për menaxhimin e mbeturinave të anijeve. Në kuadër të këtij projekti në Durrës janë organizuar disa veprimtari me pjesmarrjen e partnerëve nga vendet e rajonit. Z. Belortaja u shpreh se përfundimet e projektit në fushën e bashkëpunimit mjedisor janë një shkak më shumë për të rishikuar zbatimin e kushteve mjedisore dhe teknologjive të përpunimit në kontratat koncesionare brenda hapësirës portuale.
Anëtari i Këshillit drejtues Genc Mataj trajtoi raste konkrete të mundësive që jepen në kuadër të zbatimit të standarteve të reja evropiane mjedisore, që sugjerohen edhe nga projekti Ten Ecoport.
Përgjegjësja e sektorit të Projekteve, Mirela Shani duke prezantuar rezultatet e projektit që u përmbyll këto ditë tha se efektet e këtij projekti shprehen edhe krijimin e një Task force Trans Evropiane për mbrojtjen e mjedisit te zonave bregdetare dhe portet” me akronimin “Task Force Ten Ecoport”. Misioni i saj është që të ofrojë institucionet kompetente dhe vendimmarrëse me politikat që do të mbështesin qëndrueshmërinë mjedisore të zonave bregdetare të Evropës Juglindore, duke mbrojtur dhe ruajtur mjedisin në zonat bregdetare dhe portet si dhe për të përmirësuar menaxhimin e tyre.
Brenda muajit dhjetor në Bari (Itali) do të nënshkruhet marrëveshja finale për krijimin e kësaj Task Force. Në realizimin e projektit Ten Ecoport kanë marrë pjesë 7 vende nga rajoni me 16 partnerë gjithsej. Vendi ynë është pjesmarrës në këtë project së bashku me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe vijimësia e tij në formën e projekteve të ngjashme është pjesë e interesave të APD.